Bota

Sherr me thikë në Pejë, vritet 26-vjeçari, në pranga dy persona

20 Janar 2022, 16:27 Nga DOSJA
Sherr me thikë në Pejë, vritet 26-vjeçari, në pranga

KOSOVË – Një 26-vjeçar me inicialet E.M. në Pejë ndërroi jetë pasi u godit me thikë gjatë një sherri me 2 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Fidanishte” të Pejës në orën 15:00.

Prokuroria e Pejës raportoi më pas se janë arrestuar dy persona: njëri i dyshuar për goditjen me thikë dhe tjetri për lëndime fizike. Lëndime ka pësuar dhe personi i dyshuar për krimin e kryer.

“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën pënale ‘vrasja’, e tjetri për veprën penale ‘lëndim trupor’. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja’ “, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. c

Deri tani, motivet e vrasjes së 26-vjeçarit janë ende të pazbardhura.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni goditje me thike vrasje në kosovë goditje me thike vrasje në kosovë

Sondazh

Poll