Politike

VD-Basha për Berishën dhe mbështetësit e tij: Thirrini arsyes, ‘ikonat’ janë njerëz

20 Janar 2022, 14:52 Nga DOSJA
VD-Basha për Berishën dhe mbështetësit e tij: Thirrini

LAÇ – Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha që t’i thërrasin arsyes dhe të mos i shërbejnë në këtë mënyrë kryeministrit Edi Rama. Në takimin e sotëm me demokratët e Kurbinit, Basha shtoi se Berisha dhe mbështetësit e tij e tejkaluan vijën e kuqe me protestën e 8 janarit në godiën e PD.


“N.q.s. të akuzojnë për kultin e individit, ose janë komunistë, ose janë të infektuar nga kulti i individit . Kulti i individit e ka marrë Shqipërinë në qafë. Në këtë sallë s’jam për tu fryrë sa herë që dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim. Dëgjoj me përulësi mendimet e demokratëve, edhe kritikat edhe sugjerimet. Ata që duan ta përçajnë PD, e bëjnë këtë për hesap të tiranisë së korrupsionit, që është Rama. Ne u themi: Ndal, ose jashtë!

Një grusht njerëzish janë, që i kanë bërë llogaritë me xhepin e tyre dhe për xhepin e tyre. Pjesa tjetër përhumbet në imazhet e së kaluarës, dhe u përulen ikonave, por janë njerëz që kanë bërë gabime të mëdha. Ishin projektuar kosto me jetë të demokratëve. Nuk i kemi dëgjuar akuzat e tyre as nga kundërshtari politik. E kanë kaluar vijën e kuqe me dhunën. Kanë dy rrugëzgjidhje: ose e lëmë të shkatërrojmë ose marrim vendime siç mori PD. Shumica tjetër e diferencuar në atë 8 janar të zi. Atyre jashtë oborrit, t’i thërrasin arsyes. Nuk ka asnjë arsye, që ti shërbejnë Ramës nëpërmjet Berishës”, u shpreh Basha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Basha në Kurbin, pritet me protesta

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha protesta e 8 janarit sali berisha lulzim basha protesta e 8 janarit sali berisha

Sondazh

Poll