Politike

VD-Basha: Laçi duhej të ishte vend pelegrinazhi si Lisbona dhe Padova

20 Janar 2022, 14:42 Nga DOSJA
VD-Basha: Laçi duhej të ishte vend pelegrinazhi si Lisbona dhe

LAÇ – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në Laç se ky qytet duhej të ishte vend pelegrinazhi njësoj si Lisbona në Portugali dhe Padova në Itali. Në takimin me demokratët në Kurbin, Basha tha ish-diktatura komuniste në Shqipëri dhe qeverisja aktuale prej 8 vitesh ngjajnë si dy pika loti.

Në vazhdim të fjalës së tij, lideri demokrat u shpreh se sot shkopi i ligjit bie mbi njerëzit e pamundur, ndërsa pushtetarët duan të jenë të përjetshëm në Shqipëri.


“Pararadhësit tanë si kundërshtari jonë politik kanë bërë mëkate e gjynahe që kanë bërë ndaj shqiptarëve. Jemi bashkë si pjesë e një familjeje, kemi qenë përballë diktaturës më të egër të regjimit. Jemi prapë bashkë në krah të njëri-tjetrit ta çojmë Shqipërinë drejt Europës, Europë do të thotë drejtësi. Jetojmë në një vend të bekuar me pasuri të panumërta natyrore. 

Laçi duhej të ishte një nga 3 vendet e pelegranzhit e Lisbonës dhe Padovës, Kurbini është me pasuri të madhe. Ku është rinia sot? Pse është emigracioni plaga që gërryen sot? Vendi sot nuk qeveriset, por sundohet njësoj si kohën e diktaturës. Shkopi i ligjit bie mbi kokën e të pamundurve. Pushtetarët duan ta bëjnë të përjetshëm sundimin dhe pasuritë që kanë bërë. E djeshmja dhe e sotshmja ngjajnë si dy pika loti”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Basha në Kurbin, pritet me protesta

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha me demokratet e kurbinit lulzim basha basha me demokratet e kurbinit lulzim basha

Sondazh

Poll