Politike

Gjekmarkaj: Gjejeni se kush është komunisti, pranova n/kryetar të PD prej 8 janarit

20 Janar 2022, 14:35 Nga DOSJA
Gjekmarkaj: Gjejeni se kush është komunisti, pranova n/kryetar të

LAÇ – N/kryetari i Partisë Demokratike dhe Kuvendit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj mori pjesë në takimin me demokratët në Kurbin. Ai shënjestroi ish-kryeministrin Sali Berisha duke e queajtur si “komunist që shtyn drejt vëllavrasjes”. Ndër të tjera, Gjekmarkaj shtoi se Basha është lideri i duhur për PD dhe kandidat real për të qenë kryeministër i ardhshëm të Shqipërisë.

Zyrtari demokrat përmendi se për të mbyllur tranzicionin politik në Shqipëri duhet të nxirren jashtë skenës politike të gjithë personazhet e tranzicionit.


“Fakti që jeni sot kaq shumë tregon se PD në Lezhë po ringrihet. Ka filluar betejën me Ramën duke përmbyllur 3 muaj luftë me mendime dhe komente të ndryshme. Kemi vetëdijen e historisë. Kemi zgjedhur të ardhmen, kemi zgjedhur Lulzim Bashën,

Në 8 janar, kam qenë në PD bashkë me Bashën dhe deputetët Hoti, me Beharin e shumë të tjerë në përmbushje të funksioneve të PD. U sulmuam duke u thyer çdo kod bese e burrërie për të shkaktuar vëllavrasje. S’ia bën shqiptari shqiptarit, as demokrati-demokratit. Vetëm komunistët e bëjnë një gjë të tillë. Gjejeni vetë se kush është komunisti në këtë rast. 

Kam pranuar nderin që në 8 janar. Basha është burrë që nuk i dridhet qerpiku, që përballet me rrezikun dhe i del për zot PD dhe është i gatshëm të bëhet kryeministër. Nuk ka përmbyllje të tranzicionit pa nxjerrë jashtë personazhet e tranzicionit”, tha n/kryetari i Partisë Demorkatike dhe Kuvendit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Basha në Kurbin, pritet me protesta

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj basha me demokratet e kurbinit perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit sali berisha agron gjekmarkaj basha me demokratet e kurbinit perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit sali berisha

Sondazh

Poll