Bota

Gërvalla në Athinë, Dendias: Duam të jeni pjesë e gazsjellësit Trans-Adriatik

20 Janar 2022, 15:52 Nga DOSJA
Gërvalla në Athinë, Dendias: Duam të jeni pjesë e

GREQI– Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ishte e pranishme ditën e sotme në Athinë, aty ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Kreu i diplomacisë greke, Dendias, ka theksuar dëshirën e Qeverisë që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur përmes gazsjellësit Trans-Adriatik(TAP). Dendias tha se ishte kënaqësi që e ka pritur Gërvallën në Athinë, pas vizitës që kishte realizuar në Prishtinë në qershorin e vitit të kaluar.

“Në këtë drejtim, ne kemi proceduar në muajin maj duke ngritur nivelin e zyrës tuaj në Athinë, e cila është riemëruar Zyra e Interesit të Kosovës në Athinë. Kryeministri Mitsotakis ka bërë të ditur se de-linjtifikimi është një prioritet imediat për qeverinë dhe synimi ynë pritet që të kompletohet në vitin 2028. Në këtë kontekst, ne do të ishim të lumtur që të diskutojmë ekspertizën tonë në dhënien e ndihmës për të investuar në burimet e energjisë së ripërtritshme”, ka thënë Dendias.

Më pas, Gërvalla deklaroi pas takimit se lidhjet e lashta në mes të dy popujve e forcojnë edhe më tej miqësinë tradicionale.

“Ne presim të zhvillojmë raportet tona në dobi të popullit tonë dhe vendeve tona”, shkroi Gërvalla.

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni donika gërvalla nikos dendias donika gërvalla nikos dendias

Sondazh

Poll