Aktualitet

Sherr dhe lule në Laç/ Basha me demokratët: “Non gratat” do përhapen në Ballkan

20 Janar 2022, 14:01 Nga DOSJA
Sherr dhe lule në Laç/ Basha me demokratët: “Non

KURBIN – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në takimin me demokratët e Lezhës, Mirditës, Rrëshenit dhe Kurbinit në Laç. Lideri demokrat sulmoi paraardhësin e tij Sali Berisha dhe kryeministrin aktual Edi Rama. Në fjalën e tij, Basha tha se Rama po dërgon formular për përdorimin e kanabsit, ndërsa të gjithë e dinë që ai bashkëpunon me trafikantët e kokainës dhe shkatërron zgjedhjet. Ndaj Berishës, Basha tha se ai nuk duhet të konsiderohet “ikonë” pasi ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.

Mbështetës të shumtë të Bashës në Laç e pritën me lule dhe ovacione kryedemokratin. Makina e tij u shoqërua nga një kolonë e gjatë automjetesh me flamuj të PD dhe targa “Zgjedhim të Ardhmen”, slogan i përdorur gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të 25 prillit 2021. Teksa Basha po hynte në sallën ku do të zhvillohej mbledhja me demokratët e Kurbinit, një i ri mbështetës e ish-kryeministrit Sali Berisha u dhunua pasi bërtiti “Basha ik!”. Ndërhyrja e policisë i dha fund vazhdimit të përleshjes fizike.

Përpara se të mbante fjalën, u shprehën kryetarët të degëve të PD dhe n/kryetari i ri i partisë më të madhe opozitare dhe Kuvendit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit deklaroi lidhur me përplasjen në PD dhe protestën e 8 janarit në selinë blu se vetëm komunistët nxisin vëllavrasjen dhe i tillë është ish-kryeministri Sali Berisha. Gjekmarkaj e konsideroi Bashën si lider dhe burrë të vërtetë që nuk i dridhet syri. I pranishëm në selinë e PD gjatë protestës së 8 janarit, Gjekmarkaj tha se sjellja e liderit Basha e shtyu që të pranonte propozimin e këtij të fundit për t’u emëruar n/kryetar të partisë më të madhe opozitare.

Më pas, fjalën e mori kreu i PD Lulzim Basha. Ai sulmoi kryeministrin Edi Rama se po përdor platformën e “Bashkëqeverisjes” dhe formularit me 12 pyetje për shqiptarët njësoj si Partia e Punës në kohën e diktaturës komuniste. Në fjalën e tij përpara mbështetësve demokratë, Lulzim Basha shtoi se e kaluara komuniste dhe qeverisja socialiste ngjajnë si dy pika loti. Basha akuzoi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se me sjelljen e tij ndaj PD po ndihmon Ramën në qeverisjen e padrejtë të vendit. Basha kërkoi nga mbështetësit e liderit histori demokrat që të reflektojnë dhe t’i thërrasin arsyes.

Gjatë fjalimit, lideri i opozitës tha gjithashtu se aleatët e PD dhe Shqipërisë duan që kjo forcë politike të vijë në pushtet. Duke u rikthyer te Berisha, Basha paralajmëroi se shpallja e tij “non grata” do të përhapet në të gjithë Ballkanin për të spastruar të gjithë politikanët e korruptuar. Sipas tij, Perëndimi nuk do të lejojë që ky rajon të kthehet në kohën e errët të ish-diktaturave komuniste të modelit sovjetik.

ÇFARË KA NDODHUR NË PD?

Që prej 9 shtatorit 2021 kur Lulzim Basha shpalli pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat një ditë para se Kuvendi të niste punimet e legjislaturës së 10-të, partia më e madhe opozitare është përfshirë në krizën më të thellë politike që prej themelimit të saj. Berisha paralajmëroi lëvizjen për rithemelimin e PD dhe shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit. Në muajin dhjetor, u qartësuan ndarjet brenda Partisë Demokratike me zhvillimin e dy kuvendeve (11 dhjetor në ‘Air Albania’ i thirrur nga Sali Berisha dhe 18 dhjetor nga Lulzim Basha në ‘Pallatin e Kongreseve) dhe referendumi i 18 dhjetorit. Palët kanë miratuar vendime kundër njëri-tjetrit. Berisha pretendon se rreth 44 mijë demokratë shkarkuan Bashën funksioni i liderit demokrat. Gjithashtu, dy fraksionet brenda selisë blu kanë miratuar ndryshime në statut, të cilat do të marrin përgjigje përfundimtare në gjykatë.

Kulmi i konfliktit arriti në 8 janar 2022, kur mbështetës të Sali Berishës hapën dyert e blinduara të godinës së PD dhe hynë brenda. Policia e Shtetit ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë demonstruesit. Berisha dhe Basha akuzuan njëri-tjetrin se kanë përfshirë elementë kriminalë në radhët e tyre.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e 10 janarit përjashtimin 8 deputetëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë:  Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

Berisha ka paralajmëruar protesta dhe takime me qytetërët në të gjithë Shqipërinë. Komisioni i Rithemelimit i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit ka zhvilluar takimet e para në Berat dhe Lushnje. Basha dhe mbështetësit e tij kanë nisur turin e takimeve me demokratët në Fier, Tiranë dhe Kurbin. Kryedemokrati është pritur me protesta ku i është kërkuar largimi nga PD.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD/ Basha me kolonë makinash me targa “Zgjedhim të ardhmen”, pritje me lule në Laç

Berisha “non grata”, Basha: Vala që goditi vendin tonë do përhapet në Ballkan

Basha për Berishën dhe mbështetësit e tij: Thirrini arsyes, ‘ikonat’ janë njerëz

Anketa e Ramës, Basha: Pyet për gratë me 3 fëmijë dhe dhunon një 80-vjeçare

Basha: Laçi duhej të ishte vend pelegrinazhi si Lisbona dhe Padova

‘Shiko me kë jam’/ Demokrati i ‘fiksuar’ pas Bashës, filmon me “selfie” gjithë kohës

Basha për Berishën dhe mbështetësit e tij: Thirrini arsyes, ‘ikonat’ janë njerëz

Anketa e Ramës, Basha: Pyet për gratë me 3 fëmijë dhe dhunon një 80-vjeçare

Basha: Laçi duhej të ishte vend pelegrinazhi si Lisbona dhe Padova

Gjekmarkaj: Gjejeni se kush është komunisti, pranova n/kryetar të PD prej 8 janarit

Duka: Berisha i vetmi politikan në Ballkan që ka fituar më shumë prej partisë së tij

VIDEO-Grushta në Laç! Mbështetësit e Bashës dhunojnë atë të Berishës, futet policia

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha me demokratet e kurbinit lulzim basha perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit sali berisha basha me demokratet e kurbinit lulzim basha perplasje ne partine demokratike protesta e 8 janarit sali berisha

Sondazh

Poll