Aktualitet

Vendi vakant i Dizdarit në Kushtetuese, përcaktohen relatorët dhe këshilltarët

20 Janar 2022, 16:54 Nga DOSJA
Vendi vakant i Dizdarit në Kushtetuese, përcaktohen relatorët dhe

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka zhvilluar mbledhjen e radhës me pjesëmarrjen e anëtarëve të rinj disa prej të cilëve edhe zëvendësues. Mbledhja e sotme u drejtua nga zëvendëskryetarja e KED Marsida Xhaferllari, pasi kryetari i Këshillit Sokol Binaj mungonte për arsye shëndetësore. Në mbledhjen e sotme Anila Leka u zgjodh relatore dhe Besmir Rrapaj dhe Edlira Llango këshilltarë për të kryer procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

Rendi i ditës i zhvilluar në mbledhjen e sotme:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së konstituimit të KED të datës 17.01.2022;

Hedhja e shortit për relatorët dhe këshilltarët për kandidatët e vendeve vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese;

Caktimi i përfaqësuesit për dërgimin e kontributit për fillimin e procesit të monitorimit të Srategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë (Faza II) dhe plani i Veprimit 2021 – 2025;

Kërkesa e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për takimin e 12 të Komitetit të Stabilizim – Asocimit BE-Shqipëri.

Në fillim të mbledhjes KED unanimisht vendosi të shtojë në rendin e ditës, si pikë e dytë, çështjen e kërkuar nga anëtari i Gjykatës së Lartë mbi “Shfuqizimin e Vendimit Nr.10 datë 30.09.2021 “Për pezullimin e procedurës së verifikimit dhe njoftimin e subjektit që ka vënë në lëvizje Gjykatën e Lartë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave, si edhe vijimin e procesit të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve që konkurojnë për vendin vakant të ish gjyqtarit Gani Dizdari”.

Lidhur me pikën e dytë (të shtuar) KED, pasi diskutoi gjerësisht, mori mendimin e anëtarëve zëvendësues të pranishëm, mendimin e Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve të Kryetarit të Kuvendit dhe Komisionit të Ligjeve, vendosi me shumicë votash shfuqizimin e Vendimit Nr.10 datë 30.09.2021 si edhe vijimin e procesit të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve që konkurrojnë për vendin vakant, (mandat i plotë) të ish gjyqtarit Gani Dizdari, duke i bashkuar listës prej 5 kandidatësh edhe dy kandidatët e procedurës së pezulluar.

Stafi administrativ në dispozicion të KED organizoi zhvillimin e shortit për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll