Aktualitet

‘Gëlltiti 3 brisqe në burg’/Familjarët e Refik Matës kërkojnë drejtësi: S’vrau veten

20 Janar 2022, 17:24 Nga DOSJA
‘Gëlltiti 3 brisqe në burg’/Familjarët e Refik

ITALI- “Nuk besoj se ka vrarë veten. Unë kisha folur me të në telefon disa orë më parë dhe ai ishte i qetë: po mendonte se kur do të dilte nga burgu”.

Bekim Mata, 31 vjeç, me origjinë shqiptare nuk i beson versionit zyrtar për vdekjen e vëllait të tij Refik, i cili vdiq 17 dhjetorin e kaluar në burgun e Tarascon të Francës, ku edhe vuante dënimin me 5 vjet burg për vjedhje. Autoritetet franceze njoftuan familjarët e të ndjerit se Refiku ishte vetëvrarë në orët e para të mëngjesit, por s’kishte lënë pas asnjë shënim, asgjë që mund të ndihmonte për të deshifruar vendimin e marrë për t’i dhënë fund jetës. 

Megjithatë Bekimi dhe anëtarët e tjerë të familjes Mata nuk dorëzohen dhe duan të kuptojnë se çfarë ka ndodhur realisht. Ata bënë një ankesë në Gjykatë dhe më pas kontaktuan ambasadën shqiptare për të mësuar më shumë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

“Po jua përsëris, – këmbëngul i vëllai, Bekimi, i cili nuk mban dot emocionet – ,vëllai im nuk ka bërë vetëvrasje. Atë e kishin rrahur. Në fytyrë dukeshin shenjat. Nuk ndihej mirë në burgun ku ishte për shkak të mosmarrëveshjeve me gardianët e burgut. I acaruar nga kjo situatë, ai ka gëlltitur tre brisqe rojesh. Në mbrëmje midis 16 dhe 17 dhjetor kemi folur në telefon deri në mesnatë (telefonat celularë qarkullojnë në mënyrë klandestine në atë burg). Në orën 5 të mëngjesit kishte qenë aktiv për herë të fundit në Ëhatsapp. Më pas na telefonuan nga burgu: Refiku u gjet i pajetë”.

Më pas, i vëllai tregon lidhur me mospërputhjet që ka hasur. 

“Autopsia? U krye por nuk kishim akt. Ne kemi shkruar dhe ka shkruar edhe ambasada jonë. Asgjë deri tani. Ai është shqiptari i tretë që vdes në një qeli në Francë brenda pak muajsh. Ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur dhe nëse dikush është përgjegjës për vdekjen e tij. Ne kemi frikë se historia do të përfundojë në harresë. Kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë: na tregoni si vdiq Refiku. Ai ishte vetëm 29 vjeç, kishte një jetë përpara”.

Kështu e mbylli Bekimi e tregimin e tij. I pyetur nëse i mungon vëllai, ai nuk përgjigjet por sytë i skuqet dhe zëri i mbetet në fyt.

Marrë nga lastampa.it

(k.m/dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bekim mata france refik mata vdes ne burg refik mata bekim mata france refik mata vdes ne burg refik mata

Sondazh

Poll