Politike

Habit Denar Biba: Ka vetëm votime dhe jo zgjedhje, ama nuk duhen bojkotuar

29 Qershor 2019, 11:28 Nga DOSJA
Habit Denar Biba: Ka vetëm votime dhe jo zgjedhje, ama nuk duhen bojkotuar

Tiranë- Denar Biba nënkryetari i KQZ-së, ka deklaruar së fundmi se zgjedhje a votime qofshin ato nesër të 30 qershorit, sërish mbeten të rëndësishme, ndaj nuk duhen bojkotuar.

“Po, ashtu, në ato bashki ka vetëm votim e jo zgjedhje, dhe kjo është për të ardhur keq. Por zgjedhje a votime qofshin ne gati 50% të zonave, sërish mbeten të rëndësishme, ndaj nuk duhen bojkotuar. Ne (shqiptarët) nuk duhet te humbin shprehitë tona demokratike.”, shprehet Denar Biba.

Reagimi i plotë: 

Ne date 30 qershor, une do te shkoj te votoj! Po c’ka per te zgjedhur ne 30 bashki ku eshte regjistruar vetem 1 kandidat?-do te pyese me te drejte ndonje.

Po, ashtu, ne ato bashki ka vetem votim e jo zgjedhje, dhe kjo eshte per te ardhur keq. Por zgjedhje a votime qofshin ne gati 50% te zonave, serish mbeten te rendesishme, ndaj nuk duhen bojkotuar. Ne (shqiptaret) nuk duhet te humbin shprehite tona demokratike.

Akoma me tej, ne duhet te respektojme shtetin e se drejtes, i cili kerkon qe rregullat te prevalojne mbi pazaret politike e qe, pa te cilin, demokracia ka tendence te degradoje ne sundim te shumices mbi pakicen.

Dhe se fundi, duhet te votojme edhe sepse procesi zgjedhor, edhe aty ku ka vetem 1 kandidat, ka edhe nje komponent tjeter, absolutisht te rendesishem. Te zgjedhurit vendore permes votimit qytetar formalizojne marrjen e detyres.

Sepse kryebashkiaket tane emerohen nga ne, votuesit e tyre. Vetem keshtu i bejme ata te pergjegjshem dhe mund t’ju kerkojme llogari per premtimet dhe menaxhimin e parave publike.

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore. Në bazë të Kodit Zgjedhor palët që marrin pjesë në zgjedhje janë të detyruara që të mos bëjnë deklarata. Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë opozita. Fushata është shoqëruar me akuza, protesta e përplasje në disa KZAZ. Reagon presidenti Ilir Meta.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denar biba heshtja zgjedhore zgjedhjet e 30 qershorit denar biba heshtja zgjedhore zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll