Politike

E nxorrën nga zyra me ceremoni, Afrim Qendro fal socialistët, e bën zemrën gur dhe shkon në Vlorë me Endri Fugën (VD)

29 Qershor 2019, 09:40 Nga DOSJA
E nxorrën nga zyra me ceremoni, Afrim Qendro fal socialistët, e

VLORË- Afrim Qendro, ish-kreu i ARRSH që është ende nën hetim për aferën e Unazës së Re, dje u shfaq sërish në publik. Nuk e kapën paparazzët në ndonjë kafe apo në plazh, por në mitingun përmbyllës së Partisë Socialiste në Vlorë.

Mes turmë së ekzaltuar nga prania e Ramës në miting, Afrim Qendro qëndronte afër Endri Fugës, Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri.

Me këmishën e fushatës së PS, dhe me nurmin 1 në krah që ngjitur me të shkruhej Dritan Leli, Qendro dukej i qetë në këtë miting.

Por nëse kthehemi pas në kohë, kujtojmë se Qendron pas shkarkimit si kreu i ARRSH për aferën e Unazës së Re, nuk e lanë që të hynte në zyrën e tij.

Ai tentoi të hynte në zyrën e tij pas shkarkimit, por punonjësit e tjerë nuk e lejuan që ai të shkelte as në korridore dhe e dëbuan prej andej. Por duket se Qendro dhe PS kanë falur njëri-tjetrin dhe janë bërë sërish bashkë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike afrim qendro endri fuga projekti te unaza e re ps fushate ne vlore afrim qendro endri fuga projekti te unaza e re ps fushate ne vlore

Sondazh

Poll