Politike

“Presidenti s’takon gruan”, Tedi Blushi hakërrehet ndaj Hajdarit: “I zhgënjyer”, po shpërdoron mbiemrin sa të kalo

29 Qershor 2019, 10:43 Nga DOSJA
“Presidenti s’takon gruan”, Tedi Blushi hakërrehet ndaj

Tiranë- Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka reaguar sot ndaj deputetes së PD-së Rudina Hajdarit.  Ai me ironi  ndër të tjera është shprehur se është ndihet  ‘i zhgënjyer’ që deputetja nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore”. Por ama i thekson asaj se e kupton që po shpërdoron mbiemrin derisa nëna e saj të kalojë Vettingun.

“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime. Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami Vettingun.”, shkruan Blushi.

Por çfarë ka deklaruar më herët deputetja?

Hajdari nëpërmjet një reagimi në Twitter është shprehur se është shumë turp që presidenti Meta nuk takoi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin por Petrit Vasilin para se të caktonte datën e re të zgjedhjeve.

“Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nënpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”, shkruajti pak orë më parë Hajdari.

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore. Në bazë të Kodit Zgjedhor palët që marrin pjesë në zgjedhje janë të detyruara që të mos bëjnë deklarata. Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë opozita. Fushata është shoqëruar me akuza, protesta e përplasje në disa KZAZ. Reagon presidenti Ilir Meta.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blushi hakërrhet ndaj hajdarit heshtja zgjedhore zgjedhjet e 30 qershorit blushi hakërrhet ndaj hajdarit heshtja zgjedhore zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll