Politike

Shkodër, Bashkia mbyll disa qendra votimi: Po respektojmë dekretin e Metës (VD)

29 Qershor 2019, 10:16 Nga DOSJA
Shkodër, Bashkia mbyll disa qendra votimi: Po respektojmë dekretin e

SHKODER- Pas Elbasanit, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në Shkodër. Dosja.al ka siguruar pamje nga momentet kur policë të shoqëruar nga anëtarët e KZAZ hapin dyert e shkollave për të bërë shpërndarjen në ato shkolla që janë të hapura.

Mësohet se disa Qendra Votimi janë të mbyllura, pasi Bashkia Shkodër thotë se është duke respektuar dekretin e presidentit Ilir Meta.  Dy prej shkollave që janë të mbyllura, shkolla “Pashko Vasa” dhe “Shkolla Pyjore”.

Ditën e nesërme Shqipëria i drejtohet zgjedhjeve lokale, ku pjesëmarrëse është vetëm mazhoranca. PD dhe LSI kanë djegur mandatet dhe janë jashtë zgjedhjeve, ndërkohë që ngërçi është shtuar pas dy dekreteve të presidentit Ilir Meta, atë për anulimin e zgjedhjeve dhe atë për një datë të re që është 13 tetori, të dyja këto dekrete të quajtur nul nga PS.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike shperndarja e materialeve zgjedhore shperndarja e materialeve zgjedhore

Sondazh

Poll