Politike

PD në Kurbin thyen heshtjen zgjedhor, militantë e PD dalin në rrugë: S’ka zgjedhje! 

29 Qershor 2019, 09:31 Nga DOSJA
PD në Kurbin thyen heshtjen zgjedhor, militantë e PD dalin në

KURBIN- Mbështetës të Partisë Demokratike kanë thyer heshtjen zgjedhore dhe kanë dalë në një protestë në Kurbin, ku kërkojnë që të mos zhvillohen zgjedhjet e 30 qershorit.

Me një pankartë në duar që lexon “Rama ik”, ata kanë dalë në rrugë dhe me thirrjet “Nuk ka zgjedhje në 30 qershor” kanë marshuar në rrugët e qytetit.

Në të njëjtën kohë, protestuesit e PD në Tiranë në zonën e Kombinatit, Astirit kanë dalë në një marshim drejt KZAZ.

Ditën e nesërme Shqipëria i drejtohet zgjedhjeve lokale, ku pjesëmarrëse është vetëm mazhoranca. PD dhe LSI kanë djegur mandatet dhe janë jashtë zgjedhjeve, ndërkohë që ngërçi është shtuar pas dy dekreteve të presidentit Ilir Meta, atë për anulimin e zgjedhjeve dhe atë për një datë të re që është 13 tetori, të dyja këto dekrete të quajtur nul nga PS.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike heshtja zgjedhore proteste ne kurbin zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 heshtja zgjedhore proteste ne kurbin zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll