Politike

Arrestimet e punonjësve, Bashkia Pogradec: Akt i turpshëm i Polisisë, masa patetike të regjimit komunist

29 Qershor 2019, 09:16 Nga DOSJA
Arrestimet e punonjësve, Bashkia Pogradec: Akt i turpshëm i

POGRADEC- Bashkia e Pogradecit ka reaguar sot në lidhje me arrestimet e Policisë, duke i quajtur të pa drejta mbajtjen e punonjësve të saj në qeli. Në një reagim zyrtar kjo bashki shkruan se dënon aktin e Policisë dhe e quan të turpshëm.  

I bëjmë thirrje Policisë të Shtetit dhe Prokurorisë të lirojë menjëherë dy punonjësit e administratës të Bashkisë , pasi këta punonjës si çdo ditë tjetër ndodheshin pranë këtyre shkollave duke kryer punën e përditshme për përmirësimin e kushteve të shkollave, kopshteve dhe ruajtjen e ambjenteve të tyre”, shkruhet më tej në deklaratë.

REAGIMI I PLOTË

Dje më datë 28.06.2019 forcat e Policisë të Shtetit, të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë arrestuar padrejtësisht punonjës të Administratës të Bashkisë, të cilët ishin në zbatim të plotë të ligjit dhe të detyrës të tyre funksionale. Bashkia Pogradec dënon këtë akt të turpshëm, i cili sjell në mëndjen e çdo qytetari, masat e patetike të regjimit komunist, duke dashur të përcjellë frikë dhe kërcënim ndaj banorëve të Bashkisë Pogradec. I bëjmë thirrje Policisë të Shtetit dhe Prokurorisë të lirojë menjëherë dy punonjësit e administratës të Bashkisë , pasi këta punonjës si çdo ditë tjetër ndodheshin pranë këtyre shkollave duke kryer punën e përditshme për përmirësimin e kushteve të shkollave, kopshteve dhe ruajtjen e ambjenteve të tyre.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos tremben dhe frikësohen nga ky lloj presioni. Të mos bien pre e asnjë lloj provokimi duke shmangur çdo lloj situate konfliktuale për të treguar qytetari dhe përgjegjshmëri duke mos u bërë shkas për përplasje civile. Gjithashtu denoncojmë dhe kërkojmë masa të mënjehershme për arrestimin e personave, të cilët nga mengjësi i sotem po shkatërrojnë në mënyrë të paligjshme dyert e institucioneve arsimore që janë në pronësi të Bashkisë. Bashkia Pogradec është në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës si dhe në zbatim të plotë të Dekretit të Presidentit të Republikës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorti arrestimet e punonjesve te bashkise pogradec eduart kapri tensione ne pogradec zbrazja e kzaz-ve te votimit anulimi i 30 qershorti arrestimet e punonjesve te bashkise pogradec eduart kapri tensione ne pogradec zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll