Politike

PD “thyen” heshjen zgjedhore në Elbasan: PS po i bën presion adminsitratës, bojkotoni zgjedhjet

29 Qershor 2019, 11:31 Nga DOSJA
PD “thyen” heshjen zgjedhore në Elbasan: PS po i bën

ELBASAN- Një ditë para votimeve të 30 qershorit, kryetari demokrat në Elbasan, Eugen Isaj, ka “thyer” heshjen zgjedhore. Si palë që nuk marrin pjesë në zgjedhje, PD dega Elbasan kanë dalë në një konferencë për mediat

Teksa akuzoi kryeminsistrin Rama për blerje votash dhe të inkriminuar me krimin Isaj kërkoi prej qytetarëve të mos lejojnë vendosjen e diktaturës në Shqipëri. Ai kërkoi  prej qytetarëve braktisjen e votimeve dhe bashkimin me protestat e PD.

“Edi Rama na ka vendosur përballë dy alternativave. Nesër në 30 qershor, të tregohemi të nënshtruar  dhe të pranojmë regjimin kriminal që pasi na ka vjedhur votën na grabit cdo ditë duke u pasuruar vetë. Duhet të tregojmë se jemi të lirë, se u ngjajmë europianëve dhe amerikanëve dhe nuk lejojmë vendosjen e diktaturës në Shqipëri. Të dielën detyra jonë është ti bëjmë të ditur kujtdo që këto zgjedhje nuk vlejnë, se ato janë kundër interesit tonë të përbashkët. Se një Kryeministër i ardhur në pushtet me votat e krimit duhet të largohet dhe të japë llogari përpara drejtësisë. Të nderuar bashkëqytetar, nesër braktisni votimet moniste, nesër refuzojeni Edi Ramën, nesër bashkohuni me protestat tona. Le ta bëjmë këtë për vete dhe për fëmijët tanë. Ne meritojmë më shumë se popujt e tjerë të Ballkanit të jemi pjesë e Familjes Europiane”- ishte kjo një pjesë nga deklarata e Isaj.

Në vijim, kreu demokrat në Elbasna denoncoi sipas tij presionin që prej një muaji është duke iu bërë, familjeve që marrin ndihmë ekonomike,  punonjësve të adminsitratës, por edhe biznesit të votojnë këtë të dielë, duke akuzuar për këtë drejtpërsëdrejti Taulant Ballën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bojktoti i zgjedhjeve eugen isaj heshtja zgjedhore presion administrates zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 bojktoti i zgjedhjeve eugen isaj heshtja zgjedhore presion administrates zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll