Aktualitet

Kapen mat duke shpërndarë kanabis e heroinë, dy të arrestuar në Kuçovë

20 Janar 2022, 08:43 Nga DOSJA
Kapen mat duke shpërndarë kanabis e heroinë, dy të arrestuar

KUÇOVË – Policia e Beratit ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët janë kapur teksa shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe heroinë. Në pranga kanë rënë F.M. 25 vjeç dhe A.M. 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë dhe të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës, ndërsa në cilësinë e provës materiale, atyre iu janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike cannabis sativa, fara cannabis sativa dhe metadon.

Njoftimi i Policisë së Beratit:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Bien në prangat e Policisë, 2 shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa. Sekuestrohen lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza, cannabis sativa, fara kanabisi dhe metadon. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: F.M., 25 vjeç dhe A.M., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike cannabis sativa, fara cannabis sativa dhe metadon. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne kucove policia e beratit arrestime ne kucove policia e beratit

Sondazh

Poll