Aktualitet

FOTOT- Ambasada amerikane nxjerr pamjet nga operacionet e manovrimit në Adriatik

20 Janar 2022, 08:25 Nga DOSJA
FOTOT- Ambasada amerikane nxjerr pamjet nga operacionet e manovrimit në

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka shpërndarë disa fotot të operacionit të manovrimit të aeroplan-mbajtëses amerikane në brigjet e Adriatikut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se, shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojes bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në detin Adriatik.

Sipas ambasadës, USS Gravely dhe Bainbridge janë së bashku me grupin Harry S. Truman Carrier Strike në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare, si dhe për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në Europë dhe Afrikë.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA:

“Në frymën e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe si aleate të NATO-s, shkatërruesit e raketave të komanduara të klasit Arleigh Burke, USS Gravely dhe USS Bainbridge, së bashku me anijet e rojes bregdetare shqiptare Lissus (P 133) dhe Oriku (P 132), kryen javën e kaluar operacione manovrimi në detin Adriatik. USS Gravely dhe Bainbridge janë së bashku me grupin Harry S. Truman Carrier Strike në një dislokim të planifikuar në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së, në mbështetje të operacioneve detare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare, si dhe për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve në Europë dhe Afrikë.”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aeroplanmbajtësja amerikane ambasada e shba ne tirane aeroplanmbajtësja amerikane ambasada e shba ne tirane

Sondazh

Poll