Aktualitet

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e ‘Freskut’ në Tiranë, dëme materiale

20 Janar 2022, 07:02 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e

TIRANË – Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut në Tiranë. Nga informacionet e para rezulton se zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati. Shtëpia ishte marrë me qira nga shtetësja me iniciale E.D, ndërkohë që, si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet banesa në tirane zjarr ne banese digjet banesa në tirane zjarr ne banese

Sondazh

Poll