Politike

Me kë e ka? Yuri Kim: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

19 Janar 2022, 20:07 Nga DOSJA
Me kë e ka? Yuri Kim: Ata që janë në pushtet, nëse u

TIRANË- Ambasadorja amerikanë në vend Yuri Kim ka deklaruar se qytetarët meritojnë më shumë nga reforma në drejtësi. E ftuar në emisonin ‘Now’ në Euronews, ajo deklaroi se qytetarët duhet të vazhdojnë trysninë te institucionet e reja të drejtësisë.

“Mendoj se ata që janë kritikë të zbatimit të reformës në drejtësi ngrenë disa pika me vend dhe mendoj se pjesë e procesit të një reforme kaq të madhe sa kjo është të dëgjosh kritikat”, tha znj. Kim.

Kim gjithashtu u shpreh se në vendin tonë ka njerëz që kërkojnë mënyra të shumta për të ndaluar zbatimin e reformës në drejtësi.

“Mendoj se shumë njerëz ndihen shumë rehat dhe mendoj që do donin ta kthenin kohën pas që të jetë siç ka qenë, ku ka pandëshkueshmëri, nuk ka llogaridhënie. Merr ryshfet, s’të ndodh gjë. Nënshkruan kontrata, s’të ndodh gjë. Jep prokurime tek miqtë, s’të ndodh gjë. Kjo do të ndryshojë së shpejti. Po ndryshon”, tha Kim.

Ajo gjithashtu theksoi se SPAK po bëjnë detyrën e tyre, duke theksuar se edhe ata që janë në pushtet nuk duhet të habiten nëse u kërkohet llogari.

“SPAK po bën detyrën e tij. Po japin rezultate. Këtë vit, njerëzit talleshin me SPAK, por tani pavarësisht kujt partie i përket apo ku banon nëse diçka shkon keq thonë “do të të çoj në SPAK”. Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari, nuk duhet të habiten dhe nuk duhet të presin që të kenë më imunitet,” tha Kim.

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike spak yuri kim spak yuri kim

Sondazh

Poll