Politike

A e detyroi Bashën të largonte Berishën nga PD? Kim: Jemi të rritur, jo kukulla

19 Janar 2022, 20:28 Nga DOSJA
A e detyroi Bashën të largonte Berishën nga PD? Kim: Jemi të

TIRANë – Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim deklaroi se SHBA i kanë dhënë informacione kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se çfarë pasojash do të kishte ndaj PD nëse nuk largonte nga partia ish-kryeministrin Sali Berisha. Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, diplomatja amerikane iu përgjigj pyetjes nëse e kishte detyruar Bashën të largonte paraardhësin e tij nga partia. Ajo tha se në Shqipëri ekziston prirja për t’i konsideruar njerëzit si: peng, kukull, i blerë, i shitur. Ajo shtoi lidhur me vendimin e kryedemokratit Basha se secili është i rritur.

E pyetur nëse i ka dhënë kreut të opozitës fakte në rrugë private, Kim u përgjigj se bisedat private nuk mund të tregohen.

“A e kam detyruar Bashën për të larguar Berishën nga partia? Ka një tendencë në Shqipëri për të folur se kush është peng, kukull, kush është i blerë e i shitur. Jemi të gjithë të rritur. Marrin vendim bazuar në informacione. I ofruam Bashës informacion lidhur me pasojat. Besoj se mbi ato informavione, Basha e të tjerë morrën vendimin e tyre. Fakte Bashës privatisht? Epo bisedat private janë private. Basha mori vendimin e tij, të gjithë jemi përgjegjës për vendimet tona”, u shpreh Yuri Kim në “Euroneës”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokr sali berisha yuri kim lulzim basha perplasje ne partine demokr sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll