Politike

Lëvizje për në Korenë e Jugut? Ambasadorja Kim: Ka thashetheme, unë s’lëviz nga këtu

19 Janar 2022, 20:49 Nga DOSJA
Lëvizje për në Korenë e Jugut? Ambasadorja Kim: Ka

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka preferuar që të mos i komentojë lajmet se ajo do ta lërë më shpejt se duhet shërbimin në Shqipëri, për t’u transferuar në Seul të Koresë së Jugut. Në një intervistë për emisionin “Now”, ajo ka  bërë me dije se nuk do ta lërë para kohe mandatin e saj në Shqipëri.

Megjithatë ka lënë të kuptohet se pas disa vitesh, ajo mund të jetë e besuara e Amerikës në Korenë e Jugut.

“Ka thashetheme që unë do të largohem. U kam thënë shefave se jam e nderuar në Shqipëri, e nuk kam ndërmend të largohem herët. Do të përvesh mëngët dhe do të punoj më fort se kurrë më parë. Pres me kënaqësi që të eksploroj më shumë vendin. Jam këtu dhe nuk kam ndërmend që të lëviz. Lëvizje në Korenë e jugut? Jam këtu tani, kush e di çfarë na pret në të ardhmen,”-tha Kim në fjalën e saj.

Seuli zyrtar ende nuk ka një të diplomat amerikan që nga dorëheqja e Harry Harris, por duket se ende nuk ka një emër konkret për t’u emëruar. Disa herë “Korean Broadcasting System“, një prej mediave më elitare të Koresë së Jugut ka përmendur se një nga emrat e mundshëm është ambasadorja Kim. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim ne korene e jugut yuri kim yuri kim ne korene e jugut

Sondazh

Poll