Politike

Situata në selinë e PD-së, Kim: Nuk komentoj, partitë kanë rregullat e tyre

19 Janar 2022, 20:39 Nga DOSJA
Situata në selinë e PD-së, Kim: Nuk komentoj, partitë

TIRANË- Ambasadorja amerikanë në vend, Yuri Kim ka deklaruar se qytetarët u skandalizuar nga përplasjet në selinë e PD-së. E ftuar në emisonin ‘Now’ në Euronews, Kim foli edhe për bisedën me zvëndës ambasadorin Demian Smith në selinë e PD-së, ku u shpreh se nuk do t’i zbulojë bisedat në TV. Edhe moslejimin e deputetëve të PD-së, që të hyjnë në seli, Kim nuk ka pranuar që ta komentojë.

Protesta e 8 janarit, a ishit e njëanësshme?

Yuri Kim: S’jam e sigurtë çfarë doni të thoni. Jam kundër dhunës politike. Mendoj se njerëzit u skandalizuan kur panë ato njerëz, grushtet, gjakun. Ka një hetim për këtë çështje dhe nuk më takon që të përcaktoj fajin.

Demian Smith ishte brenda në seli, a iu tha çfarë kishte parë brenda?

Kim: Kemi shumë biseda, nuk i zbuloj në TV.

A është normale që deputetët të mos lejohen të futen në seli?

Kim: Nuk komentoj, partitë kanë rregullat e tyre.

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike demian smith yuri kim demian smith yuri kim

Sondazh

Poll