Politike

Berisha sërish në krye të PD? Yuri Kim: Demokratët ta mendojnë mirë!

19 Janar 2022, 20:40 Nga DOSJA
Berisha sërish në krye të PD? Yuri Kim: Demokratët ta

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të qartë për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike. Në një intervistë për emisionin “Now”, ambasadorja Kim është pyetur se cili do të jetë qëndrimi i saj nëse demokratët zgjedhin sërish ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i udhëhequr në politikë.

Kësaj pyetjeje, Kim iu përgjigj shkurt, duke paralajmëruar demokratët se cili do të jetë qëndrimi dhe marrëdhënia që ata duan të kenë në të ardhmen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ç’ndodh nëse anëtarët e PD zgjedhin Berishën në krye të PD? Ta mendojnë mirë! Ta mendojnë mirë kush janë dhe rolin që duan të luajnë në politikën shqiptare dhe çfarë duhet për të fituar zgjedhjet. Edhe me rolin që duan të kenë me SHBA. Unë do të vazhdoj me rolin tim. Por është vendim i rëndësishëm. Shqipëria është në një pikë kthese. Unë favorizoj Shqipërinë. Nuk mendoj dot për një vend tjetër që të kemi një mik tjetër…,”-tha në fjalën e saj ambasadorja. 

(km/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha yuri kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll