Politike

Yuri Kim mbështet “Open Balkan”: Duhet të jetë e hapur për të 6-ta vendet e rajonit

19 Janar 2022, 19:51 Nga DOSJA
Yuri Kim mbështet “Open Balkan”: Duhet të jetë e

TIRANË- Ambasadorja amerikanë Yuri Kim ka dalë hapur në mbështetje të nismës së kryeministri Edi Rama si dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, ‘Ballkani i Hapur’. E ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews, Kim u shpreh se Ballkani i Hapur do të ndihmojë në tregun shqiptar, ndërkohë që shtoi se në të duhet të jenë të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani i Hapur do të ndihmojë për ta bërë biznesin më të lehtë sepse Shqipëria nuk ka treg shumë të madh. Prandaj ka rëndësi që Ballkani i Hapur të jetë i tillë, me përfshirjen e të 6 vendeve. Mendoj se Shqipëria është në një trajektore për t’u bërë një vend normal, por ka shumë punë para,” tha Kim.

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ballkani i hapor yuri kim ballkani i hapor yuri kim

Sondazh

Poll