Politike

Skandali i rrjedhjes së të dhënave, Meta: Të ngrihet komision hetimor parlamentar

19 Janar 2022, 17:59 Nga DOSJA
Skandali i rrjedhjes së të dhënave, Meta: Të ngrihet

TIRANË – Presidenti Ilir Meta kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me skandalin e rrjedhjes së të dhënave personave të 630 mijë qytetarëve shqiptarë në fund të vitit të kaluar. Nëpërmjet një deklarate të fundit, kreu i shtetit shkruan se mbështet nismën e Konfederatës së Industrisë në Shqipëri (Konfindustria) për pezullimin e përkohshëm të fiskalizimit të detyrueshëm deri në marrjen e sigurisë ligjore dhe teknike nga shteti për mbrojtjen e të dhënave tregtare.

Meta paralajmëron institucionet shqiptare se nëse do të ketë rrjedhje të të dhënave nga procesi i fiskalizimit, dëmi do të jetë më i madh se ai që shkaktoi publikimi i të dhënave të qytetarëve në dhjetor të vitit të kaluar.

Në përfundim, presidenti i kërkon parlamentit që të ngrihet një komision hetimor për evidentimin e institucioneve të shtetit dhe kompanive private që publikuan në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të pagave dhe targave të 630 mijë qytetarëve shqiptarë.

DEKLARTA E ILIR METËS:
Pasi jam njohur zyrtarisht, si dhe duke vlerësuar interesin e madh publik, kushtetues, sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive euroatlantike të vendit, mbështet nismën e Konfindustrisë për pezullimin e përkohshëm të procesit të fiskalizimit të detyrueshëm për bizneset, deri në dhënien e sigurive të plota teknike dhe ligjore nga shteti shqiptar për mbrojtjen e të dhënave tregtare të bizneseve.

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të qindra mijë qytetarëve shqiptarë në dhjetor 2021 drejtpërdrejt nga agjensia shtetërore përgjegjëse AKSHI, tregon problematikat e shumta të sotme të sigurisë së rrjeteve të informacionit.

U tërheq vëmendjen institucioneve shtetërore, që në rastin e ngjashëm të mundshëm të rrjedhjes së të dhënave masive të siguruara në kohe reale nga procesi i fiskalizimit me detyrim edhe nga dhjetra kompani private ndërmjetëse, pasojat do të jenë shumë më të rënda sesa të skandalit të dhjetorit 2021.

Mbështes gjithashtu kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për nxjerrjen e plotë dhe marrjen e përgjegjësive penale dhe financiare të institucioneve shtetërore dhe kompanive private, shkaktarë të skandalit të rrjedhjes në publik të të dhënave personale të qytetarëve dhe bizneseve në dhjetor 2021.

Skandali me pagat dhe me të dhënat e tjera persona trondit vendin në fund të vitit që lamë pas. Tre dokumente me të dhënat personale dhe konfidenciale të rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilave dy me pagat dhe një tjetër me targat e makinave, qarkulluan në rrjetet sociale, duke cënuar kështu privatësinë e çdo qytetari. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama justifikohej duket pretenduar se një “dorë destabilizuese” i kishte nxjerrë me qëllim të dhënat, ky version iu hodh poshtë nga Prokuroria që vuri në pranga përgjegjësit. Dy specialistët e IT, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj akuzohen se u shitën listën me të dhënat e qytetarëve Ikonomit e Sotës për vetëm 20-30 mijë lekë të reja. 2 përmbaruesit privatë, më pas akuzohen se i shpërndanë këto të dhëna në rrjete sociale.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fiskalizimi per bizneset ne shqiperi ilir meta fiskalizimi per bizneset ne shqiperi ilir meta

Sondazh

Poll