Politike

Basha: Vullnetarët shëtitës të ishin te ‘5 Maji’ në krah të deputetëve tanë

19 Janar 2022, 14:28 Nga DOSJA
Basha: Vullnetarët shëtitës të ishin te ‘5 Maji’

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se paraardhësi i tij Sali Berisha po i bën një shërbim të madh kryeministrit socialist Edi Rama me lëvizjen për rithemelim të PD. Në intervistën e dhënë për “Ora News”, kryedemokrati shtoi se deputetët  dhe anëtarët demokratë në mbështetje të ish-kryeministrit duhet të ishin sot në krah të banorëve të “5 majit”, disa prej të cilëve iu shemëb banesat nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.

Basha tha se kjo krizë e brendshme në parti është kalimtare dhe PD do të përqëndrohet në çështjet me rëndësi si: vettingu në politikë, reformat elektorale e territoriale, etj.

PJESË NGA INTERVISTA PËR “ORA NEWS”

Pyetja: Zoti Basha, pamë në seancat e fundit parlamentare që ishte një mbivendosje edhe të agjendës opozitare siç ka qenë këto muaj, pasi thuajse e gjithë vëmendja ka qenë tek ato çfarë ka ndodhur brenda Partisë Demokratike, duke lënë mënjanë një seri reformash apo propozimesh të Partisë Demokratike. Si do t’ia dilni që të riktheni në shinat normale asaj që ju keni propozuar dhe çfarë keni premtuar për të arritur nëpërmjet rrugës së parlamentit?

Lulzim Basha: Siç e thash edhe dje në takimet që pata, qoftë me disa vajza dhe gra të LDG-së dhe disa zonja jashtë strukturave tona, por edhe një takim tjetër që pata me demokratët në Tiranë, do të doja shumë që kjo energji të shkonte aty ku duhet të shkojë për hir të shqiptarëve. Ky është edhe shërbimi më i madh që Sali Berisha i bën Edi Ramës, duke u përpjekur me këto shfaqje, me këto 10 vullnetarë, 15 vullnetarë që shëtisin kudo, të cilët në fakt duhet të jenë në krah të demokratëve duke protestuar atje tek “5 Maji”, duhej të ishin me pankarta me deputetët tanë. Po kjo është një periudhë kalimtare. Ajo që është e rëndësishme është që ne jemi të fokusuar në agjendën tonë. A kërkon më shumë energji? Sigurisht që po! Kërkon më shumë vendosmëri, kërkon më shumë kohë, por asgjë nuk do të na ndalë apo të në devijojë nga agjenda jonë politike, qëllimi është i qartë, largimi i një pushteti të ardhur jo me votë por me manipulime, hapja e rrugës për legjitimimin dhe demokracinë dhe jo thjeshtë parlamentit dhe të qeverisjes por të të gjithë institucioneve se vetëm në këtë mënyrë do të kemi një shtet që i shërben të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm një grushti njerëzish dhe në funksion të kësaj janë të gjitha ata reforma që kemi njoftuar në fillim të sesionit parlamentar, Vettingu i Politikanëve, reforma elektorale, reforma territoriale e kështu me radhë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha shembja e banesave te 5 maji lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll