Politike

VD-Unaza Veriore, Balluku: Do shpronësojmë edhe familjet me banesa të palegalizuara

19 Janar 2022, 16:07 Nga DOSJA
VD-Unaza Veriore, Balluku: Do shpronësojmë edhe familjet me banesa

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur se ka nisur shpronësimi i qytetarëve që kanë ndërtuar në zonën ku po ndërtohet Unaza Veriore e Tiranës. Teksa inspketonte punimet, Balluku tha se do të merren të gjitha masat për akomodimin edhe të familjeve që kanë banesat e palegalizuara.


“Fatkeqësisht shumica e tyre janë të palegalizuara, por sin ë të gjithë rastet e tjera edhe në këtë rast ne do të marrim masat për akomodimin edhe të familjeve që kanë banesat e palegalizuara. Këtu kemi numrin më të vogël të banesave që janë për tu shpronësuar, rreth 60 njësi,”- tha Balluku.

Sot nisi puna Në Lotin e Dytë të Unazës Veriore të Tiranës që është pjesë e Unazës së Madhe. Deri më tani janë mbyllur 40 për qind e volumit të punës që lidhet me rrugën e Arbrit.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll