Aktualitet

Së bashku me 22 shtete, SHBA fut Shqipërinë në listën e vende me rrezik nga COVID-i

19 Janar 2022, 16:29 Nga DOSJA
Së bashku me 22 shtete, SHBA fut Shqipërinë në listën e

SHBA – Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit (CDC) në SHBA ka përcaktuar listën me 22 vende që përbëjnë rrezik për të udhëtuar për shkak të nivelit të rrezikshëm të COVID-19. Në këtë listë, bën pjesë dhe Shqipëria.

22 shtetet e renditura ndodhen në nivelin 4 të rrezikut nga infektimi prej COVID-19.

Shtetet e caktuara nga SHBA si të rrezikshme për të udhëtuar janë: Izrael, Egjipt, Australi, Shqipëri, Argjentinë, Uruguaj, Panama, Katar, Bahamas, Bahrein, Bermuda, Ishujt Virxhinia, Ishujt Turq dhe Kaikos, Surinami, Shën Lucia dhe Bolivia.

CDC kërkon nga qytetarët amerikanë që mund të udhëtojnë në këto vende vetëm nëse janë plotësisht të vaksinuar, në të kundërt nuk lejohen.

Javën e kaluar, Shqipëria u përfshi në listën e Gjermanisë si vend i rrezikshëm për të udhëtuar për shkak të numrit të lartë të infektimeve prej COVID-19.

Burimi: CBS 42

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covidi ne shqiperi shba covidi ne shqiperi shba

Sondazh

Poll