Aktualitet

Pritej të pyeteshin 5 persona, shtyhet seanca ndaj Ardian Çapjas, mungon avokati

19 Janar 2022, 12:27 Nga DOSJA
Pritej të pyeteshin 5 persona, shtyhet seanca ndaj Ardian Çapjas,

TIRANË – Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Ardian Çapjes, i akuzuar nga SPAK për organizim të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit babë e bir, në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se, shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës. Gjatë procesit gjyqësor, ishte parashikuar të merrej dëshmia e 5 personave, e cila konsiderohet e rëndësishme për vijimin e gjykimit.

Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari Gentjan Beqiri është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër” të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit. Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup. Ekzekutorët e kanë goditur disa herë në mushkëri, duke i shkaktuar hemorragji e pas disa minutash në urgjencën e qytetit, ai gjeti edhe vdekjen. Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Prej disa kohësh, 40-vjeçari Gentjan Beqiri ishte në “Arrest shtëpie” për këtë vrasje. Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjeje nga qelitë e paraburgimit. Vrasjet janë kryer në gjakftohtësi dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorët kanë kryer krimin. Ata e kanë marrë njoftimin vetëm pasi ka ardhur ambulanca.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja gentian beqiri nezir beqiri ardian capja gentian beqiri nezir beqiri

Sondazh

Poll