Sport

Chelsea katër ndeshje pa fitore, Tuchel rendit arsyet: “Mirë se erdhe në realitet”

19 Janar 2022, 10:56 Nga DOSJA
Chelsea katër ndeshje pa fitore, Tuchel rendit arsyet: “Mirë se

ANGLI – Thomas Tuchel, trajneri i Chelseas, pas barazimit të ekipit të tij në Brighton, u shpreh:

“Ne kemi luajtur tri ndeshje në transfertë në shtatë ditë. Dhe kjo nuk është vetëm për të luajtur, por duhet edhe të udhëtosh dhe jo të flesh.

Ne nuk po ankohemi, thjesht duam të shpjegojmë, pse ndodh një paraqitje e tillë në mes të janarit, siç qe edhe ndeshja jashtë fushe në Brighton.

Dhe, nëse ju më thoni se kjo nuk i ka ndodhur kurrë Chelseas, apo ndonjë ekipi në Premier League, unë vetëm mund të qesh, sepse ka ndodhur.

“OK”, mirë se vini në realitet. Nuk mund të habiteni. Ne duam më shumë dhe duam të bëjmë më mirë. Por në fund, duhet të pranosh dhe t’i thuash vetes shiko përpara. Ne kemi provuar gjithçka. Kemi bërë përpjekje të mëdha. Por kemi arritur në një nivel të caktuar lodhjeje”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas chelsea kampione e europa league chelsea u kualifikuar për më tej pas barazimit të ekipit të tij në brighton thomas tuchel trajneri i chelseas “blutë” e chelseas chelsea kampione e europa league chelsea u kualifikuar për më tej pas barazimit të ekipit të tij në brighton thomas tuchel trajneri i chelseas

Sondazh

Poll