Sport

Meksika vendos: Do të ndalohet për 5 vite hyrja në stadiume të tifozëve homofobik

19 Janar 2022, 10:31 Nga DOSJA

MEKSIKE – Federata Meksikane e Futbollit ka njoftuar, se çdo tifoz që kapet duke përdorur një fjalor homofobik gjatë ndeshjeve të kombëtares do të ndalohet për t’u futur në stadiume për pesë vjet.

Tifozët që blejnë bileta do të duhet të regjistrojnë informacionin e tyre personal dhe të paraqesin një kod QR në hyrje.

Prania e sigurisë në ndeshjet e kombëtares do të rritet, në një përpjekje për të siguruar, që kushdo që dëgjohet duke shqiptuar fjalorin fyes do të përjashtohet menjëherë nga stadiumi.

Masat përfaqësojnë lëvizjen e fundit në përpjekjet e federatës për të eliminuar korin që synon portierët kundërshtarë dhe ka çuar në sanksione nga FIFA. “Ne nuk mund të tolerojmë akte diskriminuese. Ne nuk mund të luajmë në stadiume bosh.

Ne u bëjmë thirrje tifozëve tanë të marrin këto masa,”- tha numri një federates meksikane Yon De Luisa gjatë një konference për shtyp. “Nuk është një masë që synon shmangien e rishitjes së biletave, por padyshim që do të ndikojë në këtë, pasi tani tifozët, pavarësisht se kanë biletë, duhet të regjistrohen për të hyrë”.

Kori fyes i tifozëve meksikane u shfaq në vitin 2003 gjatë një turneu para-olimpik në Guadalajara. Ai u përhap gjatë Kupës së Botës 2014 në Brazil dhe i ka kushtuar federatës meksikane më shumë se një duzinë sanksionesh që atëherë, pavarësisht fushatave që u kërkonin të ndalonin tifozët.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “fifa world best player” për 2021 federata meksikane e futbollit fifa po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re kupës së botës 2014 në brazil sanksione nga fifa ylli i muzikes meksikane vret veten “fifa world best player” për 2021 federata meksikane e futbollit fifa po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re kupës së botës 2014 në brazil sanksione nga fifa ylli i muzikes meksikane vret veten

Sondazh

Poll