Sport

E bujshme nga Anglia: Sheikët e Newcastle kërkojnë “SperMarion”…

19 Janar 2022, 10:10 Nga DOSJA
E bujshme nga Anglia: Sheikët e Newcastle kërkojnë

ANGLI – Newcastle është i interesuar për nënshkrimin e Mario Balotellit. Sipas raportimeve të “Daily Star”, klubi anglez ka filluar të kontaktojë me turqit e Adanasporit për një rikthim të mundshëm të ish-sulmuesit të Manchester City dhe Liverpool në Premier League.

“SuperMario” do të ishte një nga objektivat e shumtë të pronësisë së re saudite, e cila dëshiron ta rikthejë klubin në majat e futbollit britanik.

Paraqitja e fundit e qendërsulmuesit italian në Premier League daton pothuajse shtatë vjet më parë, kur me fanellën e “Reds” ai luajti kundër Hull City më 28 prill 2015.

Rikthimi në një kampionat të rëndësishëm siç është Premier League do të ishte i rëndësishëm për Balotellin, i cili në zemrën e tij ende shpreson të arrijë ta bindë trajnerin Mancini që ta rikthejë në kombëtaren e Italisë për Botërorin e Katarit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp blerjes verore të manchester cityt drejtojë ekipin e tij në newcastle manchester city mario balotelli me turqit e adanasporit të debutojë kundër newcastle “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp blerjes verore të manchester cityt drejtojë ekipin e tij në newcastle manchester city mario balotelli me turqit e adanasporit të debutojë kundër newcastle

Sondazh

Poll