Aktualitet

Ç’po “gatuhet”? Dje në Shqipëri, sot Erdogan thërret Vuçiç në Turqi

18 Janar 2022, 15:13 Nga DOSJA
Ç’po “gatuhet”? Dje në Shqipëri, sot Erdogan

TIRANË– Dje, presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan vizitoi Shqipërinë, ku edhe u prit nga “vëllai” i tij, kryeministri Edi Rama. Pasi shkoi në Laç, Erdogan u kthye në Tiranë, për të kryer takimet e fundit para nisjes për në Ankara. Mesa duket sot e priste një ditë tjetër shumë e rëndësishme!

Në Ankara, që në mëngjes, i pritur me ushtarë e kuaj referuar protokollit, mbërriti presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit ndodhet për një vizitë një ditore në Turqi, në kuadër të seancës së tretë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Turqisë.

Ndërsa në axhendë është parashikuar edhe një darkë private mes Vuçiç dhe homologut të tij turk Erdogan. Por nuk dihet se për çfarë do të diskutohet mes tyre, apo nëse në bisedë do të përmendet kryeministri Rama.  Të jetë vallë rastësi që Erdogan i takon të dy në një kohë kaq të shkurtër, apo diçka më e madhe po diskutohet?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike aleksander vucic erdogan ne shqiperi recep tajip erdogan aleksander vucic erdogan ne shqiperi recep tajip erdogan

Sondazh

Poll