Politike

Fjalimi i Erdogan në Parlament, Vangjel Dule: Plot ultimatume, u dhunua sovrani!

18 Janar 2022, 06:59 Nga DOSJA
Fjalimi i Erdogan në Parlament, Vangjel Dule: Plot ultimatume, u dhunua

TIRANË – Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ në ‘Top Channel’, është shprehur i ashpër në deklaratën e tij në lidhje me fjalimin e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, që mbajti pasditen e djeshme në foltoren e Parlamentit.

Sipas Dules, me fjalimin e tij, Erdogan ka dhunuar foltoren e Kuvendit, ndërsa shtoi se po ashtu është dhunuar institucioni më sovran. Dule vijoi më tej se fjalimi i Erdogan kishte një përmbajtje me ultimatume dhe si i tillë nuk duhet të ishte mbajtur kurrsesi si i tillë.

“Në mënyrë të ndërgjegjshme u largova para fjalës që do të mbante Erdogan. Sot është dhunuar institucioni sovran, zakonisht fjalimet nuk vënë kushte, sot u vunë kushte, kjo kondicionohet vetëm nga sovrani. Kishte tone ultimative, të vij herës tjetër dhe të mos kem këto probleme. Ne kemi struktura të cilat ndjekin çështjet, ai fjalim nuk duhet të ishte mbajtur”, tha ndër të tjera Vangjel Dule.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan vizitoi ditën e djeshme vendin tonë, ku pas pritjes zyrtare në Aeroportin e Rinasit, ai u ndal në Laç fillimisht ku mori pjesë në ceremoninën e dorëzimit të çelësave të banesave të ndërtuara nga Kurbin për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më pas ai vijoi axhendën e tij drejt Tiranës, ku ishte i pranishëm në nënshkrimin e disa marrëveshjeve midis dy vendeve tona, në përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytet, ndërsa mbajti edhe një fjalim përpara deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, fjalim që u komentua jo pak.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne tirane vangjel dule erdogan ne tirane vangjel dule

Sondazh

Poll