Sport

Spanjolli Diego Costa ndërpret kontratën me Atletico Mineiro në Brazil…

18 Janar 2022, 06:07 Nga DOSJA

BRAZIL – I lirë që nga 20 dhjetori 2020, dita e përfundimit të kontratës së tij me Atlético Madrid, ai më 15 gusht 2021, nënshkroi një kontratë me Atletico Mineiro në Brazil, me të cilën zhvilloi 24 ndeshje, duke shënuar 10 gola. Aktualisht, sulmuesi i kombëtares spanjolle Diego Costa (33 vjeç) është sërish i lirë.

Futbollisti me origjinë braziliane, në të vërtetë ka ndërprerë kontratën e tij, e cila zgjati deri në dhjetor 2022 me Atlético Mineiro, një klub shumë i njohur në shtetin e Minas Gerais.

“Sot i them lamtumirë Atléticos. Do të doja të falënderoja tifozët për mbështetjen që më dhanë që nga dita e parë”,- ka postuar në Instagram ish-qendërsulmuesi i Atlético Madrid dhe Chelsea.

“Faleminderit që më lejuat të realizoj ëndrrën time të fëmijërisë për të luajtur në futbollin brazilian dhe për të fituar tituj”,- ka shtuar ai, në këtë mesazh të ilustruar me një foto të tij me trofeun e kampionit kombëtar të fituar nga Atlético Mineiro në dhjetor, i pari për pesëdhjetë vjet.

Destinacioni i tij i ri nuk dihet ende, por mediat braziliane raportojnë interesim nga Corinthians e Sao Paulo. Me Atlético Mineiro, Diego Costa përjetoi shumë probleme fizike, duke mbetur nën hijen e Hulk, një tjetër lojtar që shkëlqeu në Evropë, i cili u bë idhulli i tifozëve, duke përfunduar edhe golashënuesi më i mirë në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid diego costa dy lojtare te atletico madrid me covid me atletico mineiro në brazil presidenti i atletico madridit sulmuesi i kombëtares spanjolle diego costa atletico madrid diego costa dy lojtare te atletico madrid me covid me atletico mineiro në brazil presidenti i atletico madridit sulmuesi i kombëtares spanjolle diego costa

Sondazh

Poll