Sport

Newcastle kërkon Zapatan: bergamaskët refuzojnë 30 milionët e sheikëve…

18 Janar 2022, 05:53 Nga DOSJA
Newcastle kërkon Zapatan: bergamaskët refuzojnë 30 milionët

ANGLI – Newcastle i sheikëve të rinj po lëviz për Duvan Zapatan. Sipas britanikes “Daily Record”, klubi në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite u ka ofruar drejtuesve të Atalantës një ofertë prej 30 milionë eurosh, shumë të cilën bergamaskët e kanë refuzuar.

Klubi i “Deas” e vlerëson sulmuesin e saj, të cilin i përfundon kontrata në qershor 2023, në jo më pak se 45 milionë, paçka se në çdo rast nuk duket i gatshëm ta largojë sulmuesin e saj në merkaton e janarit.

Situatë e ngjashme edhe në lidhje me Robin Gosens. Ditët e fundit kishte dalë lajmi për një marrëveshje të përbashkët midis Newcastles dhe anësorit të kombëtares gjermane, i cili do të ishte gati të nënshkruante një kontratë prej 3.5 milionë neto në sezon që në janar.

Megjithatë, edhe në këtë rast, “Dea” vështirë se do të jepte me parametra zero lojtari që është afër rikthimit, pas ndalesës së gjatë nga një dëmtim në kofshë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta i bëri vetes një dhuratë drejtori administrativ i skuadrës bergamaske të atalantas duvan zapatan klubi i “deas” e vlerëson sulmuesin e saj atalanta i bëri vetes një dhuratë drejtori administrativ i skuadrës bergamaske të atalantas duvan zapatan klubi i “deas” e vlerëson sulmuesin e saj

Sondazh

Poll