Sport

Sarri: “Kemi 7 lojtarë jashtë skuadrës, na vjen keq që nuk bëjmë dot turnover”…

18 Janar 2022, 05:48 Nga DOSJA
Sarri: “Kemi 7 lojtarë jashtë skuadrës, na vjen keq që

ITALI – Pas fitores në Salernitana, Lazio do të përballet me Udinesen, për raundin e parë eliminator të Kupës së Italisë, në një situatë emergjente:

“Natyrisht që do të kalojmë, – komenton Maurizio Sarri në prag të saj, – por na vjen keq që nuk mund të bëjmë ndryshime në formacion, pasi kemi shtatë lojtarë jashtë. Fizikisht dhe mendërisht do të jetë e vështirë, por ne duhet të vazhdojmë.”

Ndërkohë Sarri nuk i ‘beson’ Lazios së tij: “Suksesi me Salernitanën duhet marrë me pak ‘kripë”.

“Ne duhet të dalim në fushë me ndjenjën dhe dëshirën për të fituar. E dimë se duhet të përballemi me kundërshtarin tonë të ardhshëm me mentalitetin e duhur dhe se do të luajmë një ndeshje të rëndësishme, – vazhdoi Sarri në konference, – nuk duhet të mendojmë për sfidat e ardhshme”.

I rikthyer në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Salernitanas, Sarri është i matur: “Nuk e dimë deri në çfarë mase ajo fitore na takoi, sepse rrethanat ishin të veçanta. Por ne shprehëm një futboll cilësor që shkon përtej vlerës së ndeshjes të kundërshtarit”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio do të përballet me udinesen maurizio sarri maurizio sarri është vënë në kërkim të vazhdojë rrugëtimin e saj me maurizio sarrin. lazio do të përballet me udinesen maurizio sarri maurizio sarri është vënë në kërkim të vazhdojë rrugëtimin e saj me maurizio sarrin.

Sondazh

Poll