Sport

Gyasi dhe Agudelo mundin Milanin, një gabim i arbitrit rëndon: Inter shkon në +2

17 Janar 2022, 19:37 Nga DOSJA
Gyasi dhe Agudelo mundin Milanin, një gabim i arbitrit rëndon: Inter

ITALI- Në javën e 22-të të Serie A, Milan humb në mënyrë të papritur nga Spezia me shifrat 2-1 dhe humb mundësinë të parakalojë Interin në renditje. Një Leao i jashtëzakonshëm i cili shpesh herë ishte një rrezik i vazhdueshëm për portierin, por në minutën e 45′, sulmuesi portugez ia del të fitojë 11-metërsh në atë kontakt me portierin Provedel.

Pranë topit shkoi Hernandez i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë disa sekonda më pas, Leao ia doli të shënojë duke zhbllokuar ndeshjen. Në pjesën e dytë u pa një Milan krejtësisht tjetër dhe Agudelo në minutën e 64-të barazoi shifrat.

Në minutën e 94′ Milan shënoi me Messias, por arbitri kryesor akordoi faull në drejtim të Rebic, me stafin që protestuan ashpër ndaj këtij vendimi. Mbas 2 minutash, Spezia do të shënonte golin fitores me Gyasin duke mbyllur një takim me shumë emocione.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan spezia milan spezia

Sondazh

Poll