Sport

FIFA THE BEST/ Lewandowski mund Messin dhe Salah, polaku lojtari më i mirë

17 Janar 2022, 19:51 Nga DOSJA
FIFA THE BEST/ Lewandowski mund Messin dhe Salah, polaku lojtari më i

ZVICËR– Në Zurich të Zvicrës u zhvilluar ceremonia madhështore e “FIFA The Best”. Robert Lewandowski është shpallur futbollisti më i mirë, pasi ka fituar çmimin prestigjioz. Sulmuesi i Bayern Munich ka marrë këtë çmim, duke mposhtur konkurrencën e Leo Messit dhe Mohamed Salah.

Pas zhgënjimit që pësoi në ceremoninë e Topit të Artë, bomberi i ngushëllohet me këtë çmim prestigjioz të dhënë nga FIFA, të cilin e fiton për të dytin edicion radhazi. Ndërkohë FIFA ndau edhe trofe të tjera:

Trajneri i vitit
Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel është shpallur “Trajneri i Vitit”. Gjermani mundi në këtë garë Roberto Mançinin dhe Pep Guardiolën.

Futbollistja më e mirë

Futbollistja e Barcelonës, Aleksia Putelas fitoi çmimin si “Futbollistja më e Mirë”. Ajo u bë spanjollja e parë në histori që fiton këtë çmim.

Çmimi Fair-Play

Stafi i Danimarkës mori çmimin “Fair Play”, për shkak se vepruan në kohën e duhur duke i shpëtuar jetën mesfushorit Kristian Eriksen. Ndërhyrja e tyre në Europian evitoi tragjedinë.

Portieri i vitit

Eduard Mendy është shpallur “Portieri i Vitit”. Gardiani i Çelsit mundi në këtë garë Donarumën dhe Nojerin. Sezonin e kaluar ai fitoi Champions-in me Chelsea-n.

?? #TheBest FIFA Men’s Player Award 2021 goes to #RobertLewandowski!

??? Fans, players, coaches and journalists have spoken, naming @lewy_official as #TheBest! pic.twitter.com/21hfIDR3rI

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) January 17, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fifa lewandowski fifa lewandowski

Sondazh

Poll