Sport

Samuel Umtiti viktimë e një fakture në këmbën e djathtë, sot operohet…

18 Janar 2022, 06:03 Nga DOSJA
Samuel Umtiti viktimë e një fakture në këmbën e

SPANJE – Samuel Umtiti do t’i nënshtrohet një operacioni, pas frakture në stërvitjen së hënën, ka njoftuar FC Barcelona.

“Samuel Umtiti pësoi një traumë gjatë seancës së sotme stërvitore në këmbën e tij të djathtë, e cila i shkaktoi një frakturë të metatarsales së pestë, – lexohet në deklaratën e klubit katalan. – Lojtari do të operohet të marten”.

Kohëzgjatja e mungesës së tij do të vlerësohet me saktësi pas operacionit, ka raporton Barça. Ky defekt i ri zvogëlon shanset e huazimit të mbrojtësit francez gjatë merkatos së dimrit, me klubin katalanas që kërkon të lehtësojë financat e tij duke transferuar lojtarë.

Kampioni i botës 2018 ka kohë që është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës. Forma e tij është ndikuar nga një sërë dëmtimesh në gju dhe 28-vjeçari ka startuar në La Liga vetëm një herë këtë sezon.

Barca njoftoi në fillim të këtij muaji se Umtiti nënshkroi një kontratë të re katërvjeçare. Marrëveshja ishte për të ulur pagën e tij për një periudhë të gjatë, duke i lejuar klubit të regjistrojë nënshkrimin e ri Ferran Torres, si pjesë e limitit të shpenzimeve të këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat ka njoftuar fc barcelona samuel umtiti do t'i nënshtrohet një operacioni umtiti dhe gavi barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat ka njoftuar fc barcelona samuel umtiti do t'i nënshtrohet një operacioni umtiti dhe gavi

Sondazh

Poll