Sport

Humbja ndaj Spezias, Pioli nervoz: Fajet i kishte arbitri,duhet të ngrihemi patjetër

17 Janar 2022, 20:27 Nga DOSJA
Humbja ndaj Spezias, Pioli nervoz: Fajet i kishte arbitri,duhet të ngrihemi

ITALI- Trajneri i Milanit, Stefano Pioli nuk e fsheh zemërimin ndaj arbitrit Serra, fajtor se ndërpreru lojën për të dhënë një goditje dënimi në favor të Milanit, duke anuluar golin e menjëhershëm të Messias.

“Çfarë ndjeva? U përpoqa të qetësoj lojtarët, por nuk ia dola dhe prova erdhi nga goli i dytë i pësuar. Na vjen keq, ne kemi gabimet tona, por këtë herë fajet i kishte arbitri. Tani duhet të ngrihemi menjëherë”. Stefano Pioli ndalet edhe në aspektin e pjesës së parë, sipas tij skuadra e Milanit mund të kishte shënuar më shumë në këtë fraksion.

“Nuk duhej ta përfundonim pjesën e parë 1-0, kishim mundësi ta fitonim. Një mbrëmje e keqe. Portieri i tyre bëri shumë pritje. Ne patëm disa vështirësi në pjesën e dytë, por patëm situatat për ta fituar. Dhe më pas e humbëm”. Përfundon Pioli.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan stefano pioli milan stefano pioli

Sondazh

Poll