Sport

Dybala drejt largimit, Juve ka gati zëvendësuesin e tij, por pa Champions duket…

17 Janar 2022, 18:08 Nga DOSJA
Dybala drejt largimit, Juve ka gati zëvendësuesin e tij, por pa

ITALI- E ardhmja e Nicolo Zaniolos mund të jetë larg Romës. Projekti i Mourinhos është i fokusuar te futbollisti italian dhe në verë mund të ndryshojë diçka. Sipas lajmeve të fundit, Juventus dëshiron shërbimet e lojtarit.

Mesfushori-sulmues ka qenë gjithmonë i pëlqyer nga bardhezinjtë dhe e shohin si lojtarin ideal për të zëvendësuar Dybalan që mund të largohet pas kaq shumë vitesh.

Kostoja e Zaniolos është rreth 40 milionë euro, shifër që Juventus mund ta paguajë vetëm në rast kualifikimi në Champions League.Para ndeshjes kundër Milanit, në fakt ka pasur një takim mes Tiago Pintos dhe agjentit të Zaniolos për të diskutuar për të ardhmen. Kontrata aktuale skadon në vitin 2024 dhe mund të përmirësohet edhe nga pikëpamja ekonomike (nënshkrimi deri në vitin 2026).

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dybala juventus zaniolo dybala juventus zaniolo

Sondazh

Poll