Sport

Spanjë/ Hoqi medaljen pas humbjes, Inaki acarohet me vëllain e tij: Vendose sërish!

17 Janar 2022, 15:43 Nga DOSJA
Spanjë/ Hoqi medaljen pas humbjes, Inaki acarohet me vëllain e tij:

SPANJË– Pas humbjes në Superkupën e Spanjës kundër Real Madrid (1-2), lojtarët e Athletic Bilbaos u ngjitën në podium për të marrë medaljet e nënkampionëve siç kërkon protokolli dhe futbollisti Nico Williams, pasi mori të tijën, vendosi ta hiqte medaljen nga qafa e tij.

Pikërisht në atë moment, Inaki Williams do t’i jepte botës së futbollit një leksion sportiviteti. Ai e thirri Nicon me zë të lartë, aq sa të gjithë ata që ishin të pranishëm në fushë në atë moment u kthyen. Inaki imitoi gjestin për të marrë medalje, duke nënvizuar se sa e gabuar ishte ajo që kishte bërë pak më parë. Nico e dëgjon dhe e vendos menjëherë medaljen në qafë.

 

???? pic.twitter.com/VI0i0xMF53

— Enekoo? (@EnekooC) January 16, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport athletic bilbao nico williams real madrid athletic bilbao nico williams real madrid

Sondazh

Poll