Politike

VD-Erdogan: S’ka problem të pakapërcyeshëm kur bashkojmë duart me lejen e Zotit

17 Janar 2022, 17:01 Nga DOSJA
VD-Erdogan: S’ka problem të pakapërcyeshëm kur

TIRANË – Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan mbajti fjalën përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë me rastin e vizitës së tij në vendin tonë. Kreu i shtetit turk vlerësoi maksimalisht marrëdhëniet e fuqishme historike mes dy vendeve tona. Ai theksoi se kur Shqipëria dhe Turqia bashkojnë duart me lejen e Zotit, nuk ka asnjë problem të pakapërcyeshëm.


Në fjalimin e tij para deputetëve të parlamentit shqiptar, Erdogan tha se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi nuk janë vetëm marrëdhënie politike, por mbi të gjitha raporte mes dy popujve.

“E nderuar zonja kryetare, i nderuar zoti kryeministër, të nderuar deputetë të Shqipërisë.

Në emrin tim, delegacionit tim, kombit tim, ju përshëndes. Jam shumë i lumtur që vizitoj sërish Shqipërinë që kemi lidhje të forta miqësie dhe humane. Jam i nderuar të jem këtu me ju.

Para 3 javësh mirëpritëm në Turqi znj.Nikola ku shkëmbyem mendime në fushën për të përmirësuar marrëdhëniet tona parlamentare në të ardhmen. Rritja e bashkëpunimit mes deputetëve tanë do të japë fryt në marrëdhëniet tona. Me shpalljen e Republikës turke 1923, është bërë një nga marrëveshjet e para me Shqipërinë, që quhet Marrëveshje e Përjeteshme. Këto marrëdhënie nuk janë vetëm mes shteteve, por dhe popujve tanë. Edhe pse ka kufij fizk mes nesh, Shqipëria është fqinji ynë në zemër. Këto marrëveshje të bashkëpunimt i kanë rrënjët të thella, tradicionale dhe të palëkundura.

Deklarimi i njëanëshëm i kryeministrit Rama në 2013 se Turqia është një nga 5 parterët strategjikë, është plotësim I kësaj panoramave me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit politik. I kemi ngritu marrëdhëniet tona në nivel strategjik. Do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen në rajon.

Kur Turqia e Shqipëria të bashkojnë duart me lejen e të madhit, nuk do të ketë asnjë problem që të mos kapërcehet. Përderisa mbrojmë vëllazërinë, qëllimet tona të përbashkëta, unë sinqerisht besoj. Nuk do të lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë kaq të bukur dhe të këndeshme siç e shikojmë së bashku.

Krijimi I një mjedisi të përhershëm besimi ,paqeje dhe stabilitetit, sigurimi I marrëdhënieve të mira fqinjësore janë prioritete të politikës së jashtme turke. Njohim rolin konstruktiv që Shqëipëria ka luajtur në Ballkan”, deklaroi në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

LAJMI KRYESOR: Erdogan në Shqipëri! Inaguron Laçin në 554-vjetorin e Skënderbeut, fjala në Kuvend

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erdogan ne shqiperi erdogan ne shqiperi

Sondazh

Poll