Politike

VD-Seanca fillon me debate, Shehu-Nikollës: Mos u bëni bashkëpunëtore

17 Janar 2022, 15:29 Nga DOSJA
VD-Seanca fillon me debate, Shehu-Nikollës: Mos u bëni

TIRANË – Deputeti i pezulluar nga Partia Demokratike Tritan Shehu kërkoi nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla që të mos merrte parasysh dokumentet e dërguara nga PD lidhur me ndryshimet në grupin e saj parlamentar pas përjashtimit të 8 deputetëve dhe pezullimit të 18 anëtarëve demokratë nga Kryesia e PD. Në seancën e sotme plenare, deputeti demokrat i Gjirokastrës, i cili është pezulluar nga PD, kërkoi që të merren parasysh vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të PD dhe referendumit të 18 dhjetorit 2021. Ai i konsideroi dokumentet e dërguara nga deputetët demokratë dhe kryetari i saj Lulzim Basha si të pavlefshme.

“Po  fillojmë keq me dokumenta, që nuk janë reale, janë nul. Jeni në dijeni të ndryshimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe referendumit të 18 dhjetorit. Mos paraqesni dokumenta që s’i qasen realitetit. Rrezikojmë të bëjmë veprime staliniste, por në një realitet tjetër. Mos u bëni bashkëpunëtore në këto ndryshime anti-kushtetuese. Prandaj të sillen këto dokumenta, propozoj që të verifikoni të gjitha dokumentet që do vijnë dhe pastaj t’i paraqesni kuvendit që janë deformime të realitetit. T’i quajmë të qëllimshme. S’kanë asnjë vlerë”, tha Tritan Shehu në Kuvendin e Shqipërisë.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Përjashtimet e PD, përplasje mes Nikollës e deputetëve të “Foltores”!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike seance plenare 17 janar 2022 tritan shehu perplasje ne partine demokratike seance plenare 17 janar 2022 tritan shehu

Sondazh

Poll