Politike

Berisha: Pas kullave në PD është ‘Fusha sh.p.k’, kam dëgjuar 8 ditë para protestës

17 Janar 2022, 21:23 Nga DOSJA
Berisha: Pas kullave në PD është ‘Fusha sh.p.k’, kam

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha foli për lajmin se në territorin e godinës së Partisë Demokratike do të ndërtohet një kompleks luksoz me 4 kulla. Në emisionin “Quo Vadis”, lideri historik demokrat tha se për këtë çështje i ka treguar një gazetar 8 ditë para protestës së 8 janarit në selinë blu. Më pas, ai shtoi se 2-3 vite më parë një person i familjes Toptani i kishte kërkuar ndihmë për të zgjidhur çështjen e pronësisë së tij lidhur me ndërtesën e PD. Berisha thotë se i kërkoi personit në fjalë që të drejtohej në institucione të tjera. Ky individ, siç beson ish-kryeministri ka arritur marrëveshjen me Lulzim Bashën për shembjen e ndërtesës së PD dhe të ndërtimit të një kompleksi kullash në vend të saj.

Në vazhdim të emisionit, ish-kryeministri demokrat tha se pas këtij projekti është kompania “Fusha sh.p.k.”, e cila ka bërë projektin zhvillimor të 4 kullave.

“Kullat i kam dëgjuar 8 ditë para protesës. Më thotë një gazetar se kam të dhëna se ky (Basha) e ka shitur selinë për kulla. 2-3 vjet para më merrte në telefon një pjellë e familjes Toptani. Donte takim. Më shkonte mendja se mund të kishte punë me territorin. I bëra një mesazh që t’u drejtohej institucioneve. Ai nuk kërkoi më ndihmë. I ka zgjidhur me Lulzim Bashën dhe ka bërë parkun e 4 hajdutëve. E maskojnë vjedhjen me ‘Parkun e 4 kullave të Lirisë. Fusha, Rama, Basha dhe Veliaj nga një kullë secili. Projektin zhvillimor e ka ‘Fusha sh.p.k.’ sepse është institucion. Është kompleks që fillon nga Kisha dhe përfundon te xhamia. 4 kulla na çojnë në qiellin e shtatë. Janë 4 hajdutë”, deklaroi Berisha në “Quo Vadis”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj fusha shpk lulzim basha sali berisha erion veliaj fusha shpk lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll