Politike

Berisha:Lulzim Bravën do ta kishin nxjerrë 1000 herë nga zyra në 8 janar, u fut Rama

17 Janar 2022, 20:38 Nga DOSJA
Berisha:Lulzim Bravën do ta kishin nxjerrë 1000 herë nga zyra

TIRANË– Deputeti tashmë i përjashtuar nga PD, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama pranoi që në mes të Tiranës të instalohej një grup trafikantësh për të mbrojtur sipas tij, kryedemokratin Lulzim Basha. Në “Quo Vadis”, Berisha komentoi edhe deklaratën e Ramës një ditë më pas, ku kërkonet dialog me demokratët, duke mos i kursyer ofendimet ndaj tij.

Ndërsa edhe njëherë përmendi se  më 8 janar, me shumë siguri do ta kishin nxjerrë jashtë godinës së selisë blu kryedemokratin Basha. 

“Opozita është fasadë, Lulzim Brava mbahet nga Edi Rama me policë dhe banditë. Spërfaqëson asgjë për Edi Ramën. Kurrë ndonjëherë nuk ka dalë qartë në dritën e diellit sesa shkrirja në një e pretendit të një kryetari partie me bandat dhe qeverinë. Nuk kemi të bëjmë me një parti, por me një peng. Edi Rama faktohet armik i egër i pluralizmit. Në mes të Tiranës pranoi të instalohet një grup vrasësh dhe trafikantësh. Basha mbrohej nga 8 garditë dhe nga komandanti nga drejtori i drejtorisë së mbrojtjes së personaliteteve. I pajisi me armë, siç pajisi Policinë. Armët u përdorën kundër protestuesëve paqësore. Një njeri i papërmbajtur në ligësinë e poshtërsinë e tij, primitv e koncepte, tha se bën dialog me demokratët pasi mori peng një kalbësirë që kishin mbi kokën e tyre. Bravën e kishin nxjerrë 1000 herë nga zyra protestuesit, është një Edi Rama, sepse i duhet për tu thënë ia ku është opozita,”-shtoi Berisha në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll