Politike

Mungoi sot në Parlament, Berisha i zhgënjyer me Erdogan, zbulohet arsyeja

17 Janar 2022, 19:00 Nga DOSJA
Mungoi sot në Parlament, Berisha i zhgënjyer me Erdogan, zbulohet

TIRANË – Mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha në seancën e parë plenarë të këtij viti ngjalli habi, pasi vetë ai kishte deklaruar në disa studio televizive javën e kaluar se do të kthehej në Kuvendin e Shqipërisë. Arsyet e mungesës së tij mbeten mister, por sipas “Syri.TV” ish-lideri i Partisë Demokratike ndryshoi mendje për të mos shkuar sot në Parlament për shkak të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili mbajti fjalim në Kuvend. Rebelimi i heshtur i ish-kryeministrit ndaj presidentit turk lidhet me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Turqi në 6 janar 2021, presidenti Rexhep Taip Erdogan vuri bast se Spitali i Fierit do të përfundojë përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Ky veprim i tij nuk është mirëpritur nga Berisha. Gjithashtu, Erdogan rezervoi një pritje madhështore për Ramën në Pallatin Presidencial të Turqisë vitin e kaluar duke lejuar Ramën të deklarohet si negociator i konfliktit diplomatik Turqi-Greqi.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike rexhep taip erdogan sali berisha rexhep taip erdogan sali berisha

Sondazh

Poll