Sport

VD/ Mikel Furxhi rikonfirmohet në krye të Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Durrësit

17 Janar 2022, 14:32 Nga DOSJA

DURRES U zhvilluan ditën e sotme punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Durrës.

Në këtë mbledhje të përvitshme u raportua mbi aktivitetin e futbollit amator në qarkun futbollistik Durrës, aktivitetet e kombëtareve rajonale dhe projektet zhvillimore për vitin 2022.

Mbledhja kishte si pikë kryesore të rendit të ditës zgjedhjen e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës, ku pas votimit u rizgjodh Mikel Furxhi.

Gjatë procesit zgjedhor, për Mikel Furxhi u shprehën 22 propozime të vlefshme. Propozime pati edhe për kandidatin jo zyrtar z. Indrit Skora, i cili mori vetëm një propozim të vlefshëm, duke mos përmbushur në këtë mënyrë kriteret e statutit që për kandidim kërkon propozimin nga tre anëtarë në mënyrë që të zyrtarizohesh si kandidat.

Asambleja e SHRFD-së mori gjithashtu vendime lidhur me buxhetin e vitit 2022 dhe disa ndryshime statutore, duke vendosur një limit prej 3 mandatesh për kryetarin e shoqatës.

Pika e fundit e rendit të ditës, e shtuar me propozim të KF Teutës, e aprovuar në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët prezentë ishte ajo për zgjedhjen e përfaqësueseve të SHRF së Durrësit në Asamblenë e Përgjithshme zgjedhore të FSHF, të cilët janë Mikel Furxhi, Agron Kërçova dhe Fundim Dallaku.

Procesi i Asambleve të Përgjithshme në Shoqatat Rajonale të futbollit do të vazhdojë në ditët e javët në vazhdim në zonat e tjera, raporton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport agron kërçova dhe fundim dallaku asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e zakonshme e fshf-se asamblesë së përgjithshme të shoqatës rajonale të futbollit në durrës janë mikel furxhi mbledhje të përvitshme u rizgjodh mikel furxhi agron kërçova dhe fundim dallaku asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e zakonshme e fshf-se asamblesë së përgjithshme të shoqatës rajonale të futbollit në durrës janë mikel furxhi mbledhje të përvitshme u rizgjodh mikel furxhi

Sondazh

Poll