Sport

Christian Eriksen, ofertë nga Brentford: danezi pranë rikthimit në Premier League

17 Janar 2022, 14:45 Nga DOSJA
Christian Eriksen, ofertë nga Brentford: danezi pranë rikthimit

ANGLI – Christian Eriksen është me nxitim për t’u rikthyer në futboll. Endërra e tij është të thirret nga Danimarka për Kupën e Botës në Katar, ndërkohë që Brentford i ofron atij mundësinë për t’u rikthyer menjëherë në Premier League.

Sipas “The Athletic” është në fakt klubi londinez ai që ka propozuar një marrëveshje deri në fund të sezonit, plus një opsion për atë të ardhshëm: negociatat janë në një fazë të avancuar.

Brentford, pavarësisht vetëm një fitoreje në pesë ndeshjet e fundit, ka një diferencë prej dhjetë pikësh në zonën e rënies dhe për këtë arsye do të ishte një shans i mirë për ish-mesfushorin danez të rikthehet në një mënyrë “të butë” në fushë: një situatë e qetë renditje dhe një klub, jo në nivelin më të lartë për të gjetur dalëngadalë formën konkurruese të humbur në këto muaj pa ndeshje.

Pas arrestit kardiak në “Euro 2020”, Eriksen ndërpreu kontratën me klubin zikaltër, pasi rregullat e Serisë A nuk lejojnë të luhet me një defibrilator të brendshëm, ndryshe nga Anglia. Gjatë javëve të fundit ai ishte stërvitur me Odensen dhe tani është në pritje të shansit të madh për t’u rikthyer në futboll.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brentford christian eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë në premier league shokut të kombëtares christian eriksen brentford christian eriksen christian eriksen është rikthyer në fushë në premier league shokut të kombëtares christian eriksen

Sondazh

Poll